Drita baras, Gjilani shokohet

Futboll

Drita baras, Gjilani shokohet

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:24
Drita baras, Gjilani shokohet

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të xhirros së 13 në Superligën Kosovën. Gjilani i Gentian Mezanit ka marrë një humbje në transfertë me Arbërinë, që po tregon se edhe pse në vitin e debutimit në elitë I ka hapur punë çdo skuadre. Ka qenë një gol në minutën e 76 nga Biljali që ka vendosur gjithçka.

Në duelin tjetër, Drita kampione në fuqi ka barazuar një shtëpi me Feronikelin në një ndeshje vitrinë dhe të luftuar në çdo top. Ka qenë Mendurim Hoti ai që ka zhbllokuar shifrat në të 40 minutë, duke kaluar në epërsi ekipin mik të Klodian Duros.

Do duhej minuta e 75 dhe një skemë përfekte nga Drita për të barazuar me Ajzeraj.

Përpara këtij momenti Feronikelit i është anulluar një gol për pozicion jashtë loje që në dukje është i rregullt. Klodian Duro i tërbuar kërkon llogari te anësori dhe arbitri. Pas shtatë minutave shtesë gjithçka është mbyllur 1-1.

Sot – Superliga e Kosovës

Drita 1-1 Feronikeli

Arbëria 1-0 Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat