Nuhiu: Feronikeli kishte ardhur të mbrohet

Futboll

Nuhiu: Feronikeli kishte ardhur të mbrohet

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:27
Nuhiu: Feronikeli kishte ardhur të mbrohet

Drita nuk arriti më shumë se një barazim në takimin e luajtur sot në Gjilan kundër Feronikelit.

Kjo ndalesë do të thotë një hap mbrapa për Dritën në luftë për kreun e tabelës.

Pas ndeshjes shefi i shtabit teknik të “Intelektualëve”, Ardian Nuhiu u deklarua për ArtSport.

“Kundërshtari kishte ardhur për tu mbrojtur dhe të provonin me kundërsulm”

“Në pjesën e parë i’u eci siç donin, por në të dytën ishim më të mirë dhe provuam fitoren, ani pse mund të ishim ndëshkuar përsëri në fund nga pakujdesia”

“Futbollistët luajtën me shpirtë, dhanë shumë, por nganjëher na nevoitet edhe fati për të fituar”- u shpreh trajneri.

Drita vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë, pasi edhe rivalët e qytetit, Gjilani u mposhtën sot nga Arbëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat