Mezani: Arbëria tregoi dëshirë për fitore

Futboll

Mezani: Arbëria tregoi dëshirë për fitore

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:29
Mezani: Arbëria tregoi dëshirë për fitore

Gjilani humbi sot një ndeshje të rëndësishme përballë Arbërisë.

Një gol i Lutfi Bilallit mjaftoi që dobrajasit të merrnin të tre pikët nga ky takim.

Pas ndeshjes deklaratë për medie dha edhe trajneri i mysafirëve, Gentian Mezani.

“E vërtetë është qe ne patëm mundësin tonë në pjesën e parë, trarzverzalja na futi në vështirësi pasi po të shënonim gjërat do ishin më të lehta”

“Duhet të qahemi te vetja jonë, pasi që nuk po arrijmë të krijojmë dhe të shënojmë”

“Kundërshtarët treguan dëshirë për të fituar, ne jo ndoshta edhe terreni na dëmtoi, por nuk shfaqëm dëshirën për të fituar”

“Me lojtar me eksperiencë dhe të pësojmë një gol të tillë nuk falet”- përfundoi Mezani.

Gjilani pësoi sot gol pas mbi 750 minutave me rrjetë të paprekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat