Morina: Ndeshja ndaj Gjilanit është motiv shtesë

Futboll

Morina: Ndeshja ndaj Gjilanit është motiv shtesë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:32
Morina: Ndeshja ndaj Gjilanit

Arbëria ka arritur një fitore të madhe përballë Gjilanit.

Lutfi Bilalli ishte hero në këtë sfidë duke shënuar një gol që doli të jetë vendimtar.

Pas ndeshjes për ArtSport u deklarua edhe trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina.

“Nëse kthehemi pak mbrapa nëpër lojë, kemi luajtur shumë lojë të mira derisa u futëm në krizë dhe humbëm ndaj Trepçës ’89”

“Ndeshja ndaj Gjilanit është motiv shtesë pasi kanë futbollistë të mirë që mund të mbyllin ndeshjen”

“Jemi përkujdesur që të mbulojmë Prognin, Nikaçin dhe Musollin e Useinin, e duke i zbatuar kërkesat tona djemtë arritën edhe tek fitorja”

“Me thënë të drejtën dhe për mua dhe për lojtar nuk është mirë as këtu as në Obiliq pasi fusha nuk është e cilësisë së mirë, por me një fushë më të mirë besoj që paraqitemi më mirë”- përfundoi trajneri prishtinas.

Për Arbërinë kjo ishte fitorja e dytë në tre javët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat