Roma në hall për ndeshjen ndaj Cluj!

Futboll

Roma në hall për ndeshjen ndaj Cluj!

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:45
Smalling

Mbrojtja e Romës është në emergjencë totale para ndeshjes së raundit të 4-t të fazës së grupeve në grupeve në Europa League ndaj rumunëve të Cluj.

Chris Smalling të cilin trajneri Fonseca sapo e kishte rikuperuar ka probleme në gjurin e majtë dhe do të jetë jashtë për ndeshjen e të enjtjes, ashtu si edhe Mancini i cili ka pësuar një dëmtim muskular.

Të njëjtin fat pritet të ketë edhe Ibanez i cili gjithashtu vuan nga një tërheqje muskulare.

Duke i shtuar kësaj liste edhe mungesat e Kumbullas dhe Fazios të cilët ende nuk kanë fituar betejën me COVID-19, i vetmi qëndërmbrojtës në dispozicion të Fonsecas për ndeshjen e radhës është braziliani Juan Jesus, dhe duke patur parasysh skemën me tre qëndra me të cilën luan trajneri portugez i verdhekuqëve, Fonsecas i duhet të përshtasë dy lojtarë jashtë rolit për takimin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat