Duro: Le të fitojë me djersë Drita, e jo kështu si sot

Futboll

Duro: Le të fitojë me djersë Drita, e jo kështu si sot

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:49
Duro: Vazhdojmë të mbetemi klubi...

Feronikeli luftoi dhe për pak sa nuk arriti të marrë fitore ndaj një rivali të fortë si Drita.

Skuadra nga Drenasi ishte në avantazh gati gjatë gjithë ndeshjes, por në fund u detyrua të pajtohet me barazimin.

Pas duelit një deklaratë shumë interesante e pati edhe trajneri i “Tigrave të zi”, Klodian Duro.

“Bemë një super paraqitje, ashtu siç i ka hije Feronikelit, si një skuadër kampione të cilën duan ta kopjojnë të gjithë. Vazhdojmë të mbetemi klubi i parë në Superligë që i ka treguar të tjerëve se si duhet të bëhet kampion. Ndeshje shumë e mirë e zhvilluar taktikisht dhe me zemër.

Unë e di që Drita është kampione dhe ka dëshirë të shpallet kampione, por sot e kuptoi që ka një skuadër perballë si Feronikeli, e cila është super kampione”, deklaroi fillimisht Duro.

Më pas tekniku i “Niklit” thumboi edhe skuadrën e Dritës, teksa la një mesazh për të kuptuar.

“I gjithë grupi është i bashkuar dhe më vjen keq për ta, sepse kanë merituar tre pikët e plota. Ne jemi duke ndërtuar atë qe duam si ekip dhe si klub pa na ndaluar askush.

Nuk dua të merrem me pjesën e gjykimit, ora një, ditë e diell dhe ndaj Dritës. Na mungon një penalti dhe një pozitë jashte lojë në pjesën e dytë, prandaj e kemi merituar të fitojmë ndeshjen. I uroj suksese Dritës, por më mirë është të fitoj me djersë”, përfundoi Duro.

Me këtë barazim skuadra e Feronikelit ngritet në kuotën e 16-të pikëve, por mbetet në pozitën e shtatë të renditjes tabelare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat