Lilaj: Si me Llapin, si me çdo kundër tjetër, presim të marrim tre pikët

Futboll

Lilaj: Si me Llapin, si me çdo kundër tjetër, presim të marrim tre pikët

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:07
Lilaj: Si me Llapin, si me çdo kundër tjetër, presim të marrim tre pikët

Llapi dhe Prishtina nesër në “Zahir Pajaziti” nga ora 13 zhvillojnë duelin e javës së 14-të duke u përball për herë të dytë gjatë këtij edicioni.

Ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur pa gola, 0:0. Përndryshe, Prishtina ka vetëm një fitore në tre duelet e fundit edhe ajo ishte fitorja e fundit në Podujevë, 1:4, kur para saj bardhekaltrit nuk fiton në Podujevë nga vjeshta e vitit 2017 për Kupë pas penalltive.

Prishtina pas tre ndeshjeve pa humbje, imperativ të vetëm e ka lidhjen e serisë pozitive për fitoren e 3-të nga katër ndeshjet e fundit ku e ka dhe një barazim me Dritën në Gjilan.

Skuadrës do të vazhdojë t’i mungojnë Shillova, Gavazaj dhe mbase edhe Muça, por pritet rikthimi i John.

“Ka qenë një muaj i vështirë për mua, sepse pjesa e rikuperimit ishte pak e vështirë në Kosovë dhe më duhej të udhëtoja disa herë për terapi në Shqipëri. Por, tani u riktheva për çka jam i lumtur dhe sidomos me shënimin e golit, çoftë edhe nga penalltia, nuk ka rëndësi. Pavarësisht se forma nuk më ka ardhur ende aty ku dua unë, por e rëndësishme ishte fitorja e ekipit kundrejt Trepçës ’89.

Njëjtë, jo vetëm në ndeshjen me Llapin, por kundër çdo kundërshtari presim të marrim maksimumin, të marrim tre pikët dhe shpresoj të kemi paraqitje dinjitoze sikurse në ndeshjen e fundit. E kemi theksuar se çdo ndeshje vlen tre pikë dhe për çdo ndeshje e radhës, sikurse edhe me Llapin, ai mbetët objektivi ynë”, ka thënë mesfushori, Sabien Lilaj për faqen e FC Prishtina. 

Java XIV
Llapi – Prishtina
E mërkurë, 25 nëntor – ora: 13.00
Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë
Gjyqtarë: D. Çaka, F. Berisha, B. Selimaj, I. Ceroviku
Ndeshja zhvillohet pa shikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat