Barella për trajnerin Conte: Më ka ndihmuar

Futboll

Barella për trajnerin Conte: Më ka ndihmuar

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:13
Barella për trajnerin Conte: Më ka ndihmuar

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella ka thënë se trajneri Antonio Conte i ka ndihmuar shumë.

23-vjeçari kaloi në “San Siro” nga Cagliari në vitin 2019 dhe ka impresionuar në vitin e parë me "Neurazurët".

Barella ka arritur të jetë titullarë i pazëvendësueshëm dhe këtë edicion ka bërë paraqitje në të gjitha garat.

Lojtari ka theksuar se tekniku italian i ka ndihmuar shumë dhe se tani ndihet më i matur.

"Në Inter, mesfushori duhet të luajë dy fazat, mbrojtje dhe sulm. Dua të jem lojtari që trajneri ma kërkon".

"Më ka ndihmuar këtë vit. Ndihem i rritur në menaxhimin e ndeshjeve të vështira. E di kohën kur duhet t’i afrohem zonës dhe kur të pres", deklaroi ai.

Interin e pret një sfidë tejet e vështirë ndaj Real Madridit në "San Siro".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat