“Mourinho ua ka shpërlarë trurin lojtarëve të Tottenhamit”

Futboll

“Mourinho ua ka shpërlarë trurin lojtarëve të Tottenhamit”

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:30
Jose Mourinho

Tim Sherwood ka thënë se Jose Mourinho ua ka shpërlarë trurin lojtarëve të Tottenhamit, derisa beson se ish-trajneri i Chelseat dhe Manchester United mund të fitojë Ligën Premier në këtë sezon.

Spurs janë aktualisht lider të ligës angleze me 20 pikë (aq sa ka edhe Liverpooli) nga 27 të mundshmet, duke u bërë si favoritë për të fituar trofeun.

Sherwood beson se Mourinho ka bindur lojtarët e tij se mund të fitojnë Ligën Premier në këtë edicion, duke mposhtur skuadra të mëdha si, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea, që janë më në formë.

“Ai ka gjetur një mënyrë se si t’i bashkojë lojtarët në një grup”, ka thënë ish-mesfushori i Spurs në talkSPORT.

“Mourinho ka blerë lojtarë si Sergio Reguilon, që është një transferim i mirë, mirëpo më i dalluari deri më tani është Pierre-Emile Hojbjerg. Është përshtatur në stilin e portugezit”.

“Jose u ka shpërlarë trurin lojtarëve të tij se mund të fitojnë trofe dhe ata kanë nevojë të fitojnë trofe me mentalitetin që kanë”, ka shtuar më tej Sherwood. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat