Ndahet nga jeta ish sekretari i KF Trepça ’89

Futboll

Ndahet nga jeta ish sekretari i KF Trepça ’89

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:33
Ndahet nga jeta ish sekretari i KF Trepça ’89

Skuadra e Trepçës ’89 sot ka marr një lajm të hidhur, pasi është ndarë nga jeta ish sekretari i këtij klubi Fatmir Misini.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Trepçës ‘89 përmes një njoftimi për medie.

"Sot morëm një lajm të hidhur, u nda nga ne Ish-Sekretari i klubit Haxhi Fatmir Misini. Haxhi Fatmiri sa ishte pjesë e klubit por edhe pas aktivitetit zyrtar i qëndroj gjithmonë besnik KF Trepçës'89, me ëndje përcjellke çdo ndeshje të KF Trepçës' 89.

Njëherit Haxhi Fatmiri ka qenë Prindi i ish-lojtarit tonë Lindrit Misinit dhe sëbashku si Familje janë të njohur se japin kontributet e tyre në shumë klube sportive Mitrovicase.

Do të përkujtojmë si një shok, dhe një person i palodheshëm në çdo aspekt.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Me dhimbje por me një respekt të veçantë e gjithë Kryesia e KF Trepçës'89 Shprehim ngushëllime Familjes Misini.

KF Trepça'89 FC!", shkruan presidenti  i klubit, z. Abedin Zeka BEKI/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat