Broja tregon momentin më të vështirë

Futboll

Broja tregon momentin më të vështirë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:59
Broja tregon momentin më të vështirë

Armando Broja nuk mund të harrojë momentin e vështirë që ka përjetuar ndaj Gronigenit.

Padyshim që flitet për rastin që i ka shkaktuar më shumë dhimbje në karrierën e tij.

Duart të vendosura në kokë dhe me shprehinë e fytyrës si të kishte ndërruar jetë një person i afërt.

Të gjithë do të ngriheshin dhe do të futeshin në dhomat e zhveshjes kur arbitri dha vërshëllimën e trefishtë, ndërsa Broja qëndroi i ulur për një kohë të gjatë.

Makthet që nuk e lanë të bënte gjumin e qetë, ndërsa kur i kthehet këtij momenti, sulmuesi shqiptar tregon se nuk ishte vetëm faji i tij.

“Padyshim që gabimi ndaj Gronigen është mundësia më e madhe që kam shpërdoruar në karrierën time. Unë vërtet që kam shpërdoruar edhe në kohën që luaja me të rinjtë, por kjo është një ndjesi tjetër. Të dëmton vërtet. Tani duhet që të drejtojë shpinën, të ngre kokën lartë dhe të vazhdoj. Menjëherë sapo kam shkuar në dhomën e zhveshjes ka mbërritur një tekst me mesazh nga mami im.

Prindërit e kishin parë të gjithë ndeshjen. Futbolli profesionist bën që të mësosh shumë dhe kjo më maturon shpejt. Bëra gjithçka mirë në atë rast. Gjuaj gjithmonë me të djathtën, por këtë herë goditja më të majtë. Por nuk e shpërdorova mundësinë për këtë arsye.

Topi kërceu përpara se unë të gjuaja dhe gjithçka ndodhi brenda një fraksioni sekondash, e kisha humbur fokusimin”, tha Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat