Menaxheri i Hysajt apel mediave

Futboll

Menaxheri i Hysajt apel mediave

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:39
Menaxheri i Hysajt apel mediave

Menaxheri i futbollistit të Shqipërisë Elseid Hysaj pretendon se tashmë marrëdhëniet mes lojtarit dhe drejtuesv e të Napolit janë mjaft pozitive. Në një prononcim të fundit për “Radio Punto Nuovo”, Mario Xhufredi shprehet se ai ka për detyrë të mendohet “një mijë herë përpara se të shkaktojë pakënaqësi ndaj drejtueve të klubit napolitan”.

Nga ana tjetër, ai u kërkoi mediave që të mos përhapin lajme false rreth marrëdhënies së mbrojtësit të krahut me Napolin.

Kujtojmë që Hysaj është infektuar me koronavirus dhe nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës deri në momentin që të rezultojë negative në testin për COVID-19.

“Hysaj është mirë, nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit, nuk ka shfaqur as ndonjë shqetësim shëndetësor. Duhet të provojë dy tampon dhe mjafton që në njërin të dalë negative. Ka shumë ndeshje për t’u luajtur dhe marrëdhënia e tij me klubin është e rëndësishme.

Bisedojmë me Napolin çdo ditë, po punojmë për rinovimin e kontratës dhe të shohim më pas rezultatin. Marrëdhëniet me Napolin janë të shkëlqyera dhe mendojmë një mijë herë përpara se të flasim që të mos shkaktojmë ndonjë fyerje ndaj klubit. Për sa i përket disa elementëve të caktuar, shtypi duhet të mendohet një mijë herë për t’u shprehur.

Duhet të përtypësh kripë përpara se të thuash budallallëqe. Duhet të jeni pozitivë dhe të mos hidhni ‘bomba’ të rreme”, deklaroi menaxheri i Elseid Hysajt për “Radio Punto Nuovo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat