Bonera tregon objektivin madhor të Milanit

Futboll

Bonera tregon objektivin madhor të Milanit

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:44
Bonera tregon objektivin madhor të Milanit

Milani është duke kaluar një moment mjaft të mirë, teksa në fundjavë fituan dhe një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Napolit, me rezultatin 1-3.

Kuqezinjtë vazhdojnë të mbeten në vendin e parë, me 3 pikë më shumë se Roma dhe 4 pikë më shumë se Juventusi.

Megjithatë trajneri i të rinjve të Milanit, Daniele Bonera, i cili zëvendësoi ndeshjen e të dielës Stefano Pioli, dëshiron t’i mbajë lojtarët dhe tifozët me këmbë në tokë, duke theksuar se ky Milan objektiv kryesor ka Champions League.

Gjithashtu ai shtoi se Milani nuk është i ndërtuar për të fituar titullin kampion.

“Ne nuk jemi ndërtuar për titull! Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme. Objektiv kryesor kemi vetëm Champions League-n. Ka ekipe të tjera që janë ndërtuar për Scudetto!”- tha ndër të tjera Daniele Bonera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat