Rikthim i rëndësishëm te Tirana

Futboll

Rikthim i rëndësishëm te Tirana

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:07
Rikthim i rëndësishëm te Tirana

Lajm i mirë për Tiranën ishte dje kthimi i Agustin Torasës në stërvitje. Futbollisti vazhdon të ketë dhimbje në gju, por do të sakrifikojë për skuadrën.

Argjentinasi është stërvitur normalisht, por dukshëm u pa që ai kishte dhimbje gjatë lëvizjeve në fushën e lojës. Torasa është dëmtuar që në mes të takimit me Korabin dhe ende nuk është kthyer në fushën e lojës në sfidat zyrtare.

FORMACIONI – Nevil Dede provoi disa kombinime, por me shumë mundësi është pothuajse e pamundur që të luajë Torasa nga minuta e parë. Me humbjen e Giamfit për shkak dëmtimi, në mesfushë do të jetë Najdovski në vend të ganezit.

Hoxhallari do të luajë në qendër të mbrojtjes së bashku me Vangjelin. Toli e Ismajlgeci nga krahët. Najdovskit në mesfushë i bashkohet Vrapi e Batha, por nëse Torasa luan titullar, atëherë mesfushori shtatshkurtër i dalë nga akademia bardheblu, Vrapi do të kthehet në stol.

Sulmi do të jetë i përbërë nga tredhëmbëshi Halili, Sasraku e Muçi që luan djathtas repartit të avancuar bardheblu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat