Nuk ka fund makthi për Strakoshën

Futboll

Nuk ka fund makthi për Strakoshën

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:08
Nuk ka fund makthi për Strakoshën

Makthi “COVID-19”, nuk merr fund për portierin Thomas Strakosha, i cili qëndron jashtë fushave prej një muaji, pasi kishte rezultuar pozitiv.

Katër ditë më parë lojtari mori lajmin e mirë se rezultoi negativ ndaj virusit dhe ishte gati të bashkohej me Lacion, por sipas “ANSA” makthi nuk ka marrë fund për portierin. Thuhet se pas ekspertizave të kryera së fundmi për tamponët e Lacios, Strakosha është ende pozitiv me Koronavirus.

Gjithashtu thuhet se në tamponët e kryer më 6 nëntor, lojtari kishte rezultuar negativ.

Një lajm i keq ky për futbollistin shqiptar, që vjen pak para ndeshjes së Lacios ndaj Zenitit në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë nga ekspertiza e tamponëve te Lacio, Imobile dhe Lukas Leiva kanë dalë negativë përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat