Muriqi gati për rastin e radhës

Futboll

Muriqi gati për rastin e radhës

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:21
Muriqi gati për rastin e radhës

Lazio sonte nga ora 21:00 do ta zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane do të ndeshet më atë ruse Zenit dhe pikët nga kjo ndeshje për Lazion do të thoshin kualifikim për fazën tjetër.

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi është ftuar me skuadrën dhe ai pritet t’i ketë minutat e vetë, ani pse në ndeshjen fundit në kampionatin italian ai nuk u aktivizua duke qëndruar në bankinë për 90 minuta.

Gjithsesi, ai po e pret shansin dhe pas dy golave në fanellën e Kosovës në ndeshjen më Slloveninë dhe Shqipërinë, po beson se do të arrijë të shpërthejë edhe te Lazio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat