Salah shërohet nga koronavirusi, i gatshëm për ndeshjen kundër Atalantës

Futboll

Salah shërohet nga koronavirusi, i gatshëm për ndeshjen kundër Atalantës

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:28
Mo Salah

Mungoi në ndeshjet e fundit për Liverpoolin për shkak të koronavirusit, por duket se tashmë ajo është një e kaluar për të.

Sipas trajnerit të “The Reds”, Salah ka rezultuar negativ dhe nesër pritet të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Atalatantës.

Në një prononcim për mediat në vigjilie të përballjes së nesërme, tekniku gjerman ka shtuar se nëse asgjë nuk ndryshon, ai do të jetë i gatshëm për nesër.

“Mo është stërvitur me ekipin dje dhe dukej vërtetë mirë. Të gjitha testet ishin negative, kështu që tani, nëse asgjë nuk ndryshon, ai ështëgati, gjë që është mirë”, ka thënë mes tjerash Klopp.

Kujtojmë se egjiptiani u infektua gjatë grumbullimit me kombëtaren afrikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat