Shumë emra të habitshëm! Ja formacioni i Prishtinës që ka luajtur ndeshjen e fundit në ish Jugosllavi në vitin 1991! 

Futboll

Shumë emra të habitshëm! Ja formacioni i Prishtinës që ka luajtur ndeshjen e fundit në ish Jugosllavi në vitin 1991! 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 19:14
KF Prishtina 1989-1990

Dhjetë gushti i vitit 1991 është ndeshja e fundit e Prishtinës në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë në futboll! 

Ndeshja e fundit në stadiumin e Vardarit në Shkup, Prishtina triumfoi me rezultat 2:1 kundër Ballkan Stokokomercit nga Shkupi, në kuadër të javës së parë! Me këtë ndeshje merr fund gjithçka!

Kryetrajner i Prishtinës ka qenë Ajet Shosholli, ndërsa kapiten Arbnor Morina dhe dy gola i ka shënuar Ergin Ajdinoviqi, ndër talentet më të mëdhenj të asaj kohe.

Image

Ergin Ajdinoviq

Për dikë do të janë emra të habitshëm, që u paraqitën atëkohë në petkun e Prishtinës pikërisht me 10 gusht, si Besnik Hasi me numër 8, pastaj Eroll Salihu me numër 4, sot është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arbnor Morina me numër 5, sot kryetrajner i Arbërisë së Dobrajës së Madhe, Ergin Ajdinoviq, sot trajner në Suedi dhe me ekipin LIra BK janë ngritur në ligën e tretë suedeze.

Avdullah Rafuna, një sulmues klas, Fadil Berisha, Avni Stublla, Kushtrim Munishi; portieri i talentuar i asaj kohe Ahmet Beselica, pastaj Naser Berisha, Mentor Bardhi, Sllavisha Zdravkoviq, etj.

Ajdinoviq nga Trepça erdhi në Prishtinë në verën e vitit 1991 dhe realizon dy gola në minutën e 15-të dhe të 47-tën.  

Duke iu falënderuar Ajdinoviqit Prishtina importoi dy pikë,  por pastaj nuk kanë luajtur në Prijedor me Rudarin dhe në Prishtinë kundër Mogrenit të Budvës, duke i thënë jo garave me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë. 
Prishtina me 19 klube të tjera i vazhduan garat në Kampionatin e parë të Republikës së Kosovës.

Ballkan Stokokomerc - Prishtina 1:2 (0:1) 

Stadiumi i Qytetit në Shkup.
Shikues: 2000.
Gjyqtarë: Qemajl Çalija (Sarajeva), ndihmës Rabrenoviq (Novi Sad), Çujiq (Beograd).
Shënues: Rafevski (67') - Ajdinoviq (15' e 47').
Kornerë: 7:4.
Kartona të verdhë: Mentor Bardhi, Sllavisha Zdravkoviq dhe Fadil Berisha.
Ballkan Stokokomerc: Mihajllovski 5, Salihi 6, Mihajllov 5 (Kunskinski 30'- 5), Rafevski 6, Dimovski 5, Aleksandrovski 6, Çollakoviq 6, Spasovski 6, Jusuf 5 (Hajdari 5 - 50'), Beganoviq 5 dhe Hristov 5.
Prishtina: Ahmet Beselica 5, Fadil Berisha 6, Avni Stublla 7, Eroll Salihu 6, Arbnor Morina 6, Naser Berisha 6, Ergin Ajdinoviq 8, Besnik Hasi 6, Avdullah Rafuna 6 (Kushtrim Munishi 85'- 6), Mentor Bardhi 6 dhe Sllavisha Zdravkoviq 7.
Lojtar i ndeshjes: Ergin Ajdinoviq.
Nota e lojës: Ballkan Stokokomerc 5, Prishtina 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat