Anderson lë pa fjalë Ibrën

Futboll

Anderson lë pa fjalë Ibrën

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 19:26
Anderson lë pa fjalë Ibrën

Trajneri i Suedisë Jarne Anderson deklaron se ylli i Milanit Zlatan Ibrahimoviç duhet ta pranojë publikisht nëse dëshiron të rikthehet në kombëtaren nordike.

Në një deklaratë të fundit, tekniku i përfaqësueses verdheblu tregoi se Ibra i ka thënë 4 vite më parë se e ka mbyllur çështjen e pjesëmarrjes me kombëtaren e Suedisë, por atij t’i vendosë nëse vetë 39-vjeçari dëshiron të luajë për Suedinë.

“Së pari, është e nevojshme që ai vetë dëshiron të bëhet pjesë e projektit të ekipit kombëtar. Në 2016 më tha saktësisht se nuk dëshiron më të luajë për kombëtaren. E respektova zgjedhjen e tij dhe në ditët e sotme. Duhet ta thotë vetë që dëshiron të kthehet. Nëse ndodh kështu, atëherë do të vendos unë.

Nuk e kemi parë njëri-tjetrin për disa kohë.

Nuk e kam ndjekur se çfarë bën në rrjetet sociale, por në çdo rast nuk dua t’i di se çfarë thotë ai. E di që kemi rënë dakord kur ai u largua nga ekipi kombëtar.

Që nga ajo kohë, asgjë nuk ka ndryshuar në këndvështrimin tim”, deklaroi trajneri i Suedisë Jane Anderson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat