Dhunoi gjyqtarin dhe u dënua përjetë, pastaj...

Futboll

Dhunoi gjyqtarin dhe u dënua përjetë, pastaj...

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 20:18
Dhunoi gjyqtarin dhe u dënua përjetë, pastaj...

Ish-futbollistit të Shkumbinit Andi Bakiasi i është hequr me kusht përjashtimi përjetë nga futbolli për dhunimin e gjyqtarit të sfidës së sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë me Dinamon.

Në seancën e sotme , u vendos që mbrojtësi 32-vjeçar lushnjar t’i hiqet dënimi ekstrem dhe të vendoset në periudhë prove në një vit. Ai paralajmërohet se në rast përsëritjeje të një tjetër shkelje disiplinore, do të ndëshkohet sërish.

Dhuna ndaj gjyqtarit të sfidës Shkumbini-Dinamo 1-1, Sokol Bebja, i kushtoi klubit peqinas skualifikimin nga gara dhe zbritjen në Kategorinë e Dytë dhe gjobitjen me 10 milionë lekë.

Sfida u luajt në 14 dhjetor të vitit të kaluar dhe Bebja u godit nga tifozë dhe lojtari Bakiasi për shkak të pretendimeve për gjykim jokorrekt të sfidës.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës për Andi Bakiasin

16. Pranimin e kërkesës së lojtarit Andi Bakiasi, duke pezulluar zbatimin e dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 12 (dymbëdhjetë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat