Chelsea tre pikë, Sevilla fiton në fund

Futboll

Chelsea tre pikë, Sevilla fiton në fund

Nga: K.Goca Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 20:48
Sevilla

Chelsea importon tre pikë nga Rennes! Të kaltrit shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Rennes, në kuadër të xhiros së katërt të grupit E të Champions League.

Në minutën e 22-të, Hudson-Odoi realizon për 0:1, ndërsa Guirassy në minutën e 85-të barazon.

Në minutën e 90+1, Olivier Giroud realizon për fitoren e Chelseat.

Sevilla fiton me rezultat 2:1 në udhëtim ndaj Krasnodarit. 

Rakitiç në minutën e 4-të dhe  El Haddadi (90+5') shënuan për Sevillën dhe Wanderson (56') për vendasit. 

Grupi E
Rennes – Chelsea 1:2     (0:1)
Krasnodari – Sevilla 1:2 (0:1)

Tabela
1. Chelsea    4    3    1    0    9:1    10
2. Sevilla    4    3  1  0    6:3    10
3. Rennes    4    0    1    3    2:7    1

4. Krasnodari      4    0    1    3    4:10    1
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat