Nuk mjafton goli i shqiptarit, Juve fiton! Barcelona,  Manchester Utd, Dortmundi - shkatërrojnë rivalët 

Futboll

Nuk mjafton goli i shqiptarit, Juve fiton! Barcelona,  Manchester Utd, Dortmundi - shkatërrojnë rivalët 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 21:25
Pamje nga ndeshja Juventus - Ferencvaros

(E plotësuar) - Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shënon por nuk mjafton goli i tij kundër Juventusit.

Juve fiton me rezultat 2:1 ndaj Ferencvarosit, në kuadër të xhiros së katër të grupit G të Champions League në futboll. 

Në minutën e 19-të, futbollisti Uzuni realizon për 0:1. Uzuni nga afërsia me mjeshtri godet topin duke e mposhtur portierin e Juves, Szczesny, 0:1. Topi futet në këndin e poshtëm të djathtë, ndërsa “Zonja e Vjetër” e hutuar!  

Image

Myrto Uzuni

Në minutën e 35-të, Cristiano Ronaldo shënon për Juventusin dhe barazon 1:1 ndaj Ferencvarosit. Ronaldo nga 17-18 metra godet përtokë dhe topin në këndin e majtë, 1:1.

Në minutën e 90+2, Alvaro Morata shënon për fitoren e zorshme të Juves.

Barcelona triumfon me rezultat 4:0 në Kiev ndaj Dynamos. Katalunasit shpërthejnë me gola në pjesën e dytë ndaj ukrainasve, duke e mbushur portën e tyre. Edhe pa Lionel Messin Barcelona u tregua shumë e fortë për rivalin. 

Në minutën e 52-të, një veprim i shpejt i tyre rezulton me gol, në të cilën Sergino Dest nga afërsia shënon. 

Image

Barcelona

Pas 5 minutave (57') Martin Braithwaite shënon për 2:0, ndërsa Braithwaite sërish realizon por nga penalltia në minutën e 70-të. Në minutën e 90+2, Antoine Griezmann thellon fitoren në 0:4.

PSG ka shënuar fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj Leipzigut. Braziliani Neymar në minutën e 10-të shënon nga penalltia. 

Image

PSG

Manchester Utd me lojë dhe rezultat 4:1 e shkatërron Basaksehir-in nga Turqia. Në minutën e 7-të, Bruno Fernandes kalon në epërsi Manchester Utd. Ai nga rreth 17 metra me goditje të fortë shkund portën e turqve.  

Image

Manchester Utd - Basaksehir

Në minutën e 19-të, Bruno Fernandes në formë, shënon golin e dytë, kësaj here nga afërsia, 2:0. Marcus Rashford realizon nga penalltia, 3:0 në minutën e 36-të.

Turuc në minutën e 75-të ngushton rezultatin, ndërsa James thellon fitoren në 4:1 në minutën e 90+2.

Lazio ka bërë lojë të mirë dhe e mposhti me 3:1 skuadrën ruse Zeniti. Në minutën e 3-të, supergol nga Ciro Immobile. Ai nga rreth 20 metra dërgon një goditje të fortë, ndërsa portieri Kerzhakov vetëm me sy e shikon topin duke u futur në këndin e epërm të djathtë, 1:0.  

Image

Lazio

Në minutën e 22-të, Marco Parolo nga rreth 22-23 metra shënon në. këndin e poshtëm, 2:0 për Lazion. 
Pas te minutave (25'), skuadra ruse, Zenit ngushton rezultatin 2:1. Autor i golit Artem Dzyuba.

Lazio thellon epërsinë në 3:1. Immobile godet bukur nga penalltia, 3:1 në minutën e 55-të. Vedat Muriqi, reprezentues i Kosovës, ka luajtur nga minuta e 81-të për Lazion.

Dortmundi shumë i fortë për skuadrën belge, Club Brugge, e gjunjëzon me 3:0. Në minutën e 18-të, Erling Haaland nga afërsia realizon për epërsinë e Dortmundit.

Në fund të pjesës së parë Jadon Sancho shton epërsinë (2:0) e Dortmundit. Sancho nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra realizon eurogol në këndin e epëm të djathtë. Në minutën e 60-të, Erling Haaland - një përbindësh i futbollit!

Ai shënon golin e dytë, 3:0 për Dortmundin.

Image

Dortmundi

Chelsea, Sevilla, Barcelona, Juventusi, janë skuadra që e kanë siguruar kalimin praktikisht në të tetën e finales. 

Grupi F
Lazio-Zenit 3:1 (2:1)
Dortmund - Club Brugge    3:0 (2:0)

Tabela
1. Dortmund    4    3    0    1    9:3    9
2. Lazio    4    2    2    0    8:4    8
3. Club Brugge    4    1    1    2    3:8    4
4. Zenit    4    0    1    3    3:8    1

Grupi E
Rennes – Chelsea 1:2     (0:1)
Krasnodari – Sevilla 1:2 (0:1)

Tabela
1. Chelsea    4    3    1    0    9:1    10
2. Sevilla    4    3  1  0    6:3    10
3. Rennes    4    0    1    3    2:7    1
4. Krasnodari      4    0    1    3    4:10    1

Grupi G
Dynamo-Barcelona 0:4  (0:0)
Juventus-Ferencvaros 2:1 (1:1)

Tabela

1. Barcelona    4    4    0    0    13:2    12
2. Juventus    4    3    0    1    8:4    9
3. Dyn. Kyiv    4    0    1    3    3:10    1
4. Ferencvaros    4    0    1    3    5:13    1

Grupi H
Manchester Utd-Basaksehir 4:1 (3:0)
PSG-Leipzig 1:0 (1:0)

Tabela

1.Manchester Utd    4    3    0    1    12:5    9
2. PSG    4    2    0    2    5:4    6
3. RB Leipzig    4    2    0    2    4:7    6
4. Basaksehir    4    1    0    3    4:9    3

69' Barcelona edhe pa Messin po e demolon ekipin ukrainas. Futbollisti Braithwaite realizon nga peanlltia për 0:3. 

60' Erling Haaland - një përbindësh i futbollit! Ai shënon golin e dytë, 3:0 për Dortmundin.

57' Martin Braithwaite shënon për 2:0, i jep qetësi Barcelonës në Kiev.

Grupi F
Lazio-Zenit 2:1
Dortmund - Club Brugge   3:0

Grupi G
Dynamo-Barcelona 0:3
Juventus-Ferencvaros 1:1

Grupi H
Manchester Utd-Basaksehir 3:0
PSG-Leipzig 1:0

55' Lazio thellon epërsinë në 3:1. Immobile godet bukur nga penalltia, 3:1.

52' Barcelona avancon. Një veprim i shpejt i tyre rezulton me gol, në të cilën Sergino Dest nga afërsia shënon.

47' Me emocione priten pjesët e dyta.

Në gjashtë ndeshje, u shënuan gjithsej 11 gola për 45 minutat e parë. Vetëm në Kiev nuk ka gola mes Dynamos dhe Barcelonës.

45+1, Jadon Sancho shton epërsinë (2:0) e Dortmundit. Sancho nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra realizon eurogol në këndin e epëm të djathtë.

36' Manchester Utd po e shkel me lojë dhe rezultat 3:0 ekipin turk Basaksehir.  Marcus Rashford realizon nga penalltia, 3:0.

Grupi F
Lazio-Zenit 2:1
Dortmund - Club Brugge   3:0

Grupi G
Dynamo-Barcelona 0:3
Juventus-Ferencvaros 1:1

Grupi H
Manchester Utd-Basaksehir 3:0
PSG-Leipzig 1:0

35' Cristiano Ronaldo shënon për Juventusin dhe barazon 1:1 ndaj Ferencvarosit. Ronaldo nga 17-18 metra godet përtokë dhe topin në këndin e majtë, 1:1.

Grupi F
Lazio-Zenit 3:1
Dortmund - Club Brugge   2:0

Grupi G
Dynamo-Barcelona 0:0
Juventus-Ferencvaros 1:1

Grupi H
Manchester Utd-Basaksehir 3:0
PSG-Leipzig 1:0

25' Skuadra ruse, Zenit ngushton rezultatin 2:1 ndaj Lazios. Autor i golit Artem Dzyuba. 

22' Marco Parolo nga rreth 22-23 metra shënon në. këndin e poshtëm, 2:0 për Lazion.

19' Bruno Fernandes në formë, shënon golin e dytë, kësaj here nga afërsia, 2:0. 

Image

19' Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, realizon për 0:1. Uzuni nga afërsia me mjeshtri gdoet topin duke e mposhtur për portierin e Juves, Szczesn, 0:1 për Ferencvarosin.

18' Erling Haaland nga afërsia realizon për epërsinë e Dortmundit.l

10' PSG avancon me rezultat 1:0 ndaj Leipzig. Neymar u tregua i saktë nga penalltia.

7' Bruno Fernandes kalon në epërsi Manchester Utd. Ai nga rreth 17 metra me goditje të fortë shkund portën e turqve.

3' Supergol nga Ciro Immobile. Ai nga rreth 20 metra dërgon një goditje të fortë, ndërsa portieri Kerzhakov vetëm me sy e shikon topin duke u futur në këndin e epërm të djathtë, 1:0.

Grupi F
Lazio-Zenit 2:1
Dortmund - Club Brugge   1:0

Grupi G
Dynamo-Barcelona 0:0
Juventus-Ferencvaros 1:1

Grupi H
Manchester Utd-Basaksehir 3:0
PSG-Leipzig 1:0

3' Nuk ka ende gola në asnjë ndeshje.

1' Secila skuadër synon që të shënojë sa më parë.

Fillojnë ndeshjet.

Ndeshjet

Dortmudn - Club Brugge
Dynamo-Barcelona
Juventus-Ferencvaros
Lazio-Zenit
Manchester Utd-Basaksehir

PSG-LeipzigJuventusi është favoritë kundër Ferencvarosit, sikurse edhe Dortmundi ndaj Club Brugge. 

Lazio ndeshet me Zenitin, ndërsa Manchester Utd pret Basaksehirin. 

Barcelona kërkon fitore në Kiev ndaj Dynamos, ndërsa PSG ka lojë të vështirë me Leipzigun. 

Këto janë ndeshjet e xhiros së katërt të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat