Rrëfim tronditës: Më prekte çdo ditë në pjesën... pastaj më pyeste për...

Futboll

Rrëfim tronditës: Më prekte çdo ditë në pjesën... pastaj më pyeste për...

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 21:43
Rrëfim tronditës: Më prekte çdo ditë në pjesën... pastaj më pyeste për...

Koha e David Villa në MLS nuk ishte asgjë nga ato që ai do të kishte parashikuar. Qëndrimi i tij i shkurtër te New York City, në eksperiencën e dytë aty, u dëmtua nga pretendimet për ngacmim seksual nga praktikantja e klubit, Skyler Badillo.

Ndërsa asgjë nuk ka ndodhur ende, nuk ka asnjë hetim të filluar nga autoritetet, që kur pretendimet dolën në pah, Skyler Badillo e ka ngritur edhe një herë çështjen. Ajo tha se Villa e prekte atë thuajse përditë në trup, u ankua për këtë, por ankesat e saj të përsëritura u rrëzuan nga klubi.

Skyler Badillo tha: “Ngacmimi që kam kaluar te NYCFC ishte aq i keq, sa tani ideja e sporteve profesionale më tmerron. Qëndrimi në fushën e atletikës më tmerron. Po ndryshoj gjithë karrierën time, sepse ato që më bënë m’i shkatërruan ëndrrat. Mendova se po fitoja mundësinë e një jete, kur pata atë praktikë. Ajo që mora ishte David Villa, i cili më prekte çdo ditë, ndërsa shefat e mi mendonin se ishte material i shkëlqyeshëm komik. Ai filloi të më pyeste se çfarë lloj alkooli pi, unë isha 20 vjeçe në atë kohë.

Iu përgjigja se nuk pi me të vërtetë. Ai vijonte të pyeste vazhdimisht se çfarë lloj alkooli duhet të blej, në mënyrë që të shkoja në apartamentin e tij për festë. Shikova ndihmëstrajnerin e NYC FC, Melvyn Pamplona, dhe i thashë se nuk mendoj se kjo është një bisedë e mirë për t’u zhvilluar, duke shpresuar se ai do të më ndihmonte. Përgjigja e tij ishte: Mirë, mirë, ishte vetëm një pyetje. Femrat mjaft të guximshme, që i treguar historitë e tyre të ngacmimit seksual me zë të lartë, janë heroinat e mia”.

Ndërkohë, David Villa i mohon me zell pretendimet e tilla, duke i konsideruar sajesa të Skyler. Madje, spanjolli tha se do të merrte masa kundër saj: “I kundërshtoj me forcë akuzat e bëra për mua në Twitter. Këto akuza janë plotësisht të rreme dhe unë i mohoj kategorikisht. E përsëris, këto akuza janë krejtësisht të rreme. Ngacmimi seksual është një problem i rëndë për shumë njerëz.

Çnderon ata që vuajnë ngacmime të tilla, turpëron ata që bëjnë akuza të rreme. Ekipi im ligjor punon për t’i adresuar këto akuza të rreme, kërkoj nga media dhe publiku që të respektojnë të drejtën time për prezumimin e pafajësisë në këtë çështje”.

Pas bërjes së madhe të kësaj çështjeje, klubi i futbollit i Neë York City ka filluar një hetim për incidentin: “Ne kemi mësuar për pretendimet e ngritura nga një ish-praktikante, e kemi parë ato në rrjetet sociale. E marrim këtë çështje jashtëzakonisht seriozisht dhe nuk tolerojmë ngacmime të çfarëdo lloji në asnjë fushë të organizatës sonë. Ne menjëherë filluam një hetim për këtë çështje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat