Shqiptari nga balta që e bëri telashe Juventusin dhe Ronaldon

Futboll

Shqiptari nga balta që e bëri telashe Juventusin dhe Ronaldon

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:12
Shqiptari nga balta që e bëri telashe Juventusin dhe Ronaldon

Myrto Uzuni ka arritur që për 19 minuta në takimin Juventus – Ferencvaros, të marrë vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale.

Reprezentuesi i Shqipërisë arriti t’i realizonte gol Zonjës së Vjetër në kuadër të Ligës së Kampionëve, pas një asistimi nga Nguen.

Deri te ky moment i madh për të, Uzuni nuk e kishte aspak të lehtë karrierën, sidomos kur luante te Tomori i Beratit.

Në skuadrën shqiptar, kushtet ishin tejet të vështira, sa që lojtarët luanin edhe në baltë te grupmoshat U19.

Por, i gjithë mundi i madh, për Uzunin ka filluar të shpërblehet nga dita në ditë, pasi jo vetëm që luan tani me Kombëtaren, por po arrin edhe t’i shënojë gol edhe një skuadre të madhe si Juventusi.

Mesfushori shqiptar më pas pushtoi rrjetet sociale me golin e tij, shkaku që festa ishte e ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos, që është padyshim njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Ferencvaros u mposht në fund nga Juventusi 2:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat