Shqiptari flet pas golit kundër Juventusit: Jemi të zhgënjyer

Futboll

Shqiptari flet pas golit kundër Juventusit: Jemi të zhgënjyer

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:32
Shqiptari flet pas golit kundër Juventusit: Jemi të zhgënjyer

Ferencvaroshi dhe Myrto Uzuni ishin pak sekonda larg barazimit historik ndaj Juventusit, po të mos ishte për portierin Dibush që nuk diti të largonte goditjen e lehtë me kokë të Alvaro Moratës në fund të sfidës.

Megjithëse vetë lojtari i Shqipërisë shënoi për skuadrën ndaj “Zonjës së Vjetër”, rezultati e ka hidhëruar në fund, duke lënë në plan të dytë gëzimin e golit historic për të dhe ekipin hungarez.

“Jemi të gjithë jashtëzakonisht të zhgënjyer. Dhamë gjithçka, por futbolli ky është”, u shpreh për UEFA-n mesfushori-sulmues shqiptar.

Goli i tij i sotëm ka bërë jehonë në publikun shqiptar, ku të gjithë shpresojnë që një ditë të afërt ai të bëhet një yll i vërtetë futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat