Reprezentuesi shqiptar shënoi në Torino dhe feston si Ronaldo përpara syve të tij

Futboll

Reprezentuesi shqiptar shënoi në Torino dhe feston si Ronaldo përpara syve të tij

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:38
Reprezentuesi shqiptar shënoi në Torino dhe feston si Ronaldo përpara syve të tij

Mbrëmja e sotme është e shënuar për Myrto Uzunin, teksa ka shijuar edhe momentin më të bukur të karrierës së tij.

90 minutat e para në Champions League dhe që festohen me një gol, që vlera i rritet akoma më shumë kur përmendet fakti se u shënua në portën e një skaudre si Juventusi.

Një gol i tillë padyshim që i jep jehonë në sytë e gjithë Europës, ndërsa bujën ia shton edhe mënyra se si zgjodhi ta festonte atë gol ndaj bardhezinjve. Ishte pikërisht “SIUU” e famshme e Ronaldos që këtë herë vjen në versionin e Uzunit përpara syve të… CR7.

Kjo ka bërë që talenti shqiptar të ndezë rrjetin, me tifozë dhe media të shumta që e kanë përmendur këtë fakt.

Për disa ka ardhur si një “tallje” apo sfdië për Ronaldon, por e vërteta nuk është aspak e tillë, pasi ylli portugez është idhulli më i madh i Uzunit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat