Koeman i lumtur me fitoren bindëse: Triumfi i sontëm, pasqyrë e mirë

Futboll

Koeman i lumtur me fitoren bindëse: Triumfi i sontëm, pasqyrë e mirë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 00:23
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është parë tejet i lumtur pas fitores në udhëtim te Dinamo Kiev.

Në prononcimin pas ndeshjes, ai ka thënë se atë çka treguan djelmoshat e tij, ishte diçka e bukur dhe një pasqyrë e mirë.

“Ne treguam një paraqitje fenomenale. Ishte një pasqyrë e mirë. Por, përveç kësaj, mua më pëlqeu fakti se ata që luajtën pak u paraqitën bukur.

Kjo ishte edhe një nga pikat kryesore që doja t’i vrojtoja. Ndërkaq, për Griezmannin, mund të them se ai i ka sjellur freski që nga zbarkimi. Gjithmonë është në formë të lartë”, ka thënë mes tjerash tekniku holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat