​Steven Gerrard, sot 4 vite në pension

Futboll

​Steven Gerrard, sot 4 vite në pension

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 07:03
​Steven Gerrard

Legjenda e Liverpoolit dhe Kombëtares së Anglisë Steven Gerrard, sot para katër vitesh i ka varur këpucët e tij si futbollist profesionit, kështu duke vazhduar më pas në karrierën e menaxherit.

Gerrard kishte një karrierë të bujshme si lojtar i Liverpoolit, ku aty ishte si produkt i akademisë, vetëm për të vazhduar si lojtarë profesionist për 17 vite në kuadër të gjigantëve anglez.

Gerrard së bashku me Livepoolin e ka shijuar një karrierë të bujshme, ku vlen të veçohet edhe fitimi i titullit më prestigjioz, atij të Ligës së Kampionëve, në vitin 2005 kundër Milanit në penallti, pasi rezultati përfundimtar pas 120’ minutash lojë ishte 3:3.

Më poshtë janë karakteristikat e Steven Gerrard gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist.

749 paraqitje për klubin

212 gola

153 asistime

114 paraqitje për Kombëtaren e Anglisë

UEFA TOTY (Formacioni i vitit) x3

League Cup x3

FA Cup x2

UEFA Cup x1

Liga e Kampionëve x1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat