“Kalimi në City i Messi do të më bënte shumë, shumë të lumtur”

Futboll

“Kalimi në City i Messi do të më bënte shumë, shumë të lumtur”

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:09
Messi

Pablo Zabaleta ka thënë se ai shpreson që Lionel Messi do t’i bashkohet Manchester City nëse ai largohet nga Camp Nou derisa ka shtuar se kalimi në Etihad Stadium i tij do ta bënte atë “shumë, shumë të lumtur”

Messi kishte shokuar botën e futbollit kur kishte bërë kërkesë formale për t’ui larguar nga Barça pas deklasimit 8-2 nga Bayern Munich sezonin e kaluar në çerekfinale.

33 vjeçari mendoi që do ta aktivizonte një klauzolë lirimi në kontratën e tij ku ai mund të largohej nga klubi si transfer i lirë, por Blaugrana arriti më sukses ta ndalojë largimin e tij me ndihmën edhe të La Ligas.

“E di që Messit nuk është duke i pëlqyer gjendja që është tani”, tha ish mbrojtësi i City për Marca.

“Ai mund vetëm të mendoj çfarë është më e mira për të ardhmen e tij dhe ta kthejë klubin në rrugën e duhur për të fituar trofe. Nuk i di planet e City dhe mendimin e Messi”.

“Më e mira për të është të fokusohet për gjendjen në të cilën është. Nëse ai e ndryshon klubin, do të isha shumë i lumtur nëse City është klubi që ai zgjedh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat