Immobile: Ardhja e Ronaldos në Serie A më ka motivuar shumë

Futboll

Immobile: Ardhja e Ronaldos në Serie A më ka motivuar shumë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:14
Immobile: Ardhja e Ronaldos në Serie A më ka motivuar shumë

Ylli i Lazios dhe Serie A, sulmuesi italian Ciro Immobile, vazhdon të ketë formë të jashtëzakonshme.

Immobile I cili mbrëmë shënoi dy gola në Ligën e Kampionëve kundër Zenitit pas ndeshjes ka folur për “Sky Sport” duke thënë se ia ka kushtuar tërë jetën futbollit.

“Kur nuk luaj, jam si një fëmijë të cilit i hiqen lodrat. Unë i kam kushtuar një jetë futbollit, kështu që zemërimi është i dyfishtë kur nuk mund të luaj”, ka thënë Immobile pas ndeshjes.

“Isha entuziast, doja të jepja diçka më shumë për ekipin që deri më tani është sjellë shumë mirë. Po hyjmë në shumë renditje të klubeve dhe është e bukur, lexoj emra që kanë bërë histori dhe më bëjnë krenar.

Kur arriti Ronaldo kisha një nxitje shtesë që të paktën të dilja në të njëjtin nivel, e njëjta gjë me Ibrahimoviq”, ka thënë Immobile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat