Ibra zgjidhet Futbollisti i Vitit në Suedi!

Futboll

Ibra zgjidhet Futbollisti i Vitit në Suedi!

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:21
Ibra zgjidhet Futbollisti i Vitit në Suedi!

Zlatan Ibrahimoviç ka fituar sërish! Sulmuesi kuqezi zgjidhet Futbollisti i Vitit në Suedi (hera e 12-të).

Mirënjohje e pashmangshme për sulmuesin e Milan, që është duke mrekulluar në Serie A por renditet edhe mes sulmuesve me mesatare golash më të lartë në Europë (10 gola në 6 ndeshje në kampionat).

Sakaq, vetë sulmuesi 39-vjeçar ka falënderuar për çmimin e fituar, duke rikthyer kështu harmoninë në raportin mes tij dhe Suedisë, që ishte “lëkundur” pak për shkak të postimit të tij në rrjetet sociale me fanellën e Suedisë.

Në fakt, sikur të mos mjaftonte, sot trajneri i Suedisë doli me një deklaratë të fortë.

Trajneri suedez, Andersson, për Aftonbladet tha: “Nuk mund të them se jam kaq i befasuar. Nëse jam, do të thotë se keni menduar se ai nuk mund ta bëjë atë ”.

“Unë jam patjetër i impresionuar dhe i goditur nga uria e tij dhe cilësia e madhe që ai ende ka në gjithçka që bën. Ai është një atlet mbresëlënës dhe është gjithashtu futbollisti më i mirë suedez i të gjitha kohërave”.

Për një kthim të mundshëm në ekipin kombëtar ai sqaroi: “Nëse ai dëshiron të kthehet për të luajtur për Suedinë, thjesht të më telefonojë. Në atë rast unë do të merrem me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat