Flamengo dhe River Plate pranë kualifikimit

Futboll

Flamengo dhe River Plate pranë kualifikimit

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:31
Flamengo dhe River Plate pranë kualifikimit

Rezultate befasuese në 3 ndeshjet e para të raundit të 1/8-ave në Copa Libertadores.

Flamengo kampion në fuqi i këtij kompeticioni arriti të shkëpuste një barazim me gola 1:1 në transfertën argjentinase ndaj Racing Club dhe do të tentojë ta mbyllë në shtëpi çështjen e kualifikimit për në çerekfinale.

Golit të Fertolit për skuadrën vendase në minutën e 13-të iu kundërpërgjigj shumë shpejt, Gabriel Barbosa. Me këtë rezultat të fiksuar që në 15 minutat e para u mbyll e gjithë ndeshja.

Të njëjtin rezultat regjistroi edhe River Plate në transfertën braziliane përballë Atletico Paranaense. Për kuqezinjtë brazilianë shënoi Bissoli në minutën e 57-të, ndërsa për Los Millinarios barazoi shifrat Diaz në minutën e 90-të.

Hodhi një hap të sigurtë drejt kualifikimit në çerekfinale ndërkohë Santos që triumfoi 1-2 në ndeshjen e vajtjes në transfertë ndaj ekuadorianëve të Liga de Quito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat