Historia e dhimbshme e sportistit, që ka fjetur me 2,000 femra dhe fundi tragjik!

Futboll

Historia e dhimbshme e sportistit, që ka fjetur me 2,000 femra dhe fundi tragjik!

Nga: K.G. Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:51
Historia e dhimbshme e sportistit, që ka fjetur me 2,000 femra dhe fundi tragjik!

Njëri nga emrat më të mëdhenj të futbollit, George Best, para 15 viteve ndërroi jetë pikërisht me 25 nëntor të vitit 2005. Ai cilësohej një nga futbollistët më të mirë në botë.

George Best u lind më 22 maj të vitit 1946, dhe ai ishte një lojtar i famshëm i Manchester United dhe ekipit kombëtar të Irlandës së Veriut.

Ai i solli Kupën e parë të Kampionëve Evropian Manchester Utd në vitin 1968. Në të njëjtin vit, ai u zgjodh futbollisti më i mirë në Evropë në sondazhin tradicional të “France Football”.

Image

Në sondazhe të shumta, ai renditet në mesin e lojtarëve më të mirë në botë të të gjitha kohërave.

Në 10 vitet që kaloi në United, ai kishte 466 paraqitje dhe 178 gola të shënuar.

Femrat e adhuronin. Deklarata e famshme e tij: "Kam hequr dorë nga femrat dhe alkooli në vitin 1969 - ishin 20 minutat më të këqij në jetën time".

Një jetë e shthurur i kushtoi në karrierën e tij, por edhe me jetë në fund. Në vitin 1984, ai po vuante dy muaj burg për ngasje të makinës nën ndikimin e alkoolit dhe sulmin ndaj eprorëve të policisë. George Best u pranua në spital në vitin 2000 për shkak të problemeve me mëlçinë.

Ai u shtrua përsëri në spital në 2001 për shkak të problemeve me mushkëritë. Në vitin 2002, ai iu nënshtrua një transplantimi të mëlçisë në King's College Hospital. Best u shtrua në kujdesin intensiv më 3 tetor 2005, për shkak të një infeksioni në veshka, ndërsa më 20 nëntor, një tabloid britanik publikoi një fotografi të tij në një shtrat spitali, ku ai dërgoi një mesazh: "Mos vdis si unë".

Ai vdiq më 25 nëntor 2005, në moshën 59 vjeç. 

Rreth 100,000 qytetarë u mblodhën në funeralin e tij në vendlindjen e tij Belfast, për t'i dhënë nderimet e fundit lojtarit më të mirë të futbollit në Irlandën e Veriut dhe një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat