Mbrojtësi i Kombëtares në formë

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares në formë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:55
Herdi Prenga

Futbollisti Herdi Prenga ka korrur një tjetër sukses në Letoni.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, me petkun e një “bomberi” ia ka dalë që të shpallet edhe një herë tjetër kampion.

Transferimi te skuadra e Rigës në Letoni, ka qenë një vendim i duhur për mbrojtësin i cili krahas sukseseve personal me golat dhe paraqitjet pozitive, ka regjistruar titullin e dytë radhazi. Për skuadrën e tij, ky është i treti radhazi.

26-vjeçari ka regjistruar 17 ndeshje dhe katër gola këtë sezon.

Gjithashtu, ai ka shënuar edhe me penallti, duke marrë përsipër përgjegjësi prej bomberi. Mbrojtësi, me këto paraqitje pozitive, ka fituar kredencial edhe për të qenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat