Duka preket nga lajmi i Gegës

Futboll

Duka preket nga lajmi i Gegës

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:58
Duka preket nga lajmi i Gegës

Lajmi për rëndimin e gjëndjes shëndetësore të trajnerit të Kukësit Skënder Gega, ka trishtuar pamasë presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili me një postim në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale i ka uruar shërim sa më të shpejtë ish-trajnerit të përfaqësueses Shpresa, duke i dhënë kurajo për të fituar një tjetër betejë në jetën e tij, atë me COVID-19.

“Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm.

Kurajo Skënder!

Jemi të gjithë me ty në këto caste delikate dhe të vështira.

Jam i bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde”, shkruan presidenti i FSHF Armand Duka në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat