Messi do të jetë një telenovelë e gjatë

Futboll

Messi do të jetë një telenovelë e gjatë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 11:59
Messi do të jetë një telenovelë e gjatë

Lionel Messi do të jetë një telenovelë e gjatë në merkaton e verës. Pavarësisht se “Sky Sport” raportoi që Manchester City hoqi dorë nga transferimi i sulmuesit argjentinas, këtë herë është prestigjiozja “The Times” që njofton se “City Football Group”, i cili kontrollon edhe Cityn, që i ka ofruar argjentinasit një kontratë të përjetshme për 10 vitet e ardhshme.

Kjo do të thotë se Leo do t’i japë fund futbollit kur të jetë 43 vjeç. Propozimi lidhet me prezencën e tij në disa ndeshje me skuadrën angleze nën urdhrat e Pep Guardiolës, por pastaj mund ta vazhdojë karrierën në një nga 8 skuadrat e tjera që menaxhohet nga kjo skuadër, si Jokohama Marnos apo Melburn Siti në Australi, transmeton Panorama.

Për të kompletuar 10 vitet e kontratës, duan që t’i ofrojnë Mesit një rol ambasadori për gjithë botën në këtë grup. Edhe pse ka kohë deri në 30 qershor (datë kur i përfundon kontrata me Barcelonën), informacionet për Leon janë të shumta. Rinovimi i Pep Guardiolës me Sitin e afroi Leon me “Qytetarët”, por nga Barcelona bëjnë presion.

Viktor Font, i cili është një nga kandidatët kryesorë për të fituar zgjedhjet dhe të bëhet president i klubit, ka lëshuar një mesazh. “Jam shumë i bindur që e ardhmja e Mesit është te Barcelona. Leo është fitues dhe si të gjithë katalanasit do të triumfojë.

Por, të shohim se çfarë do të ndodhë në këtë vit. Kemi gati një projekt solid dhe me garanci për të ardhmen”, ka thënë Font.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat