Prishtina, Llapi dhe Feronikeli në disiplinë, nuk kanë kryer obligimet

Futboll

Prishtina, Llapi dhe Feronikeli në disiplinë, nuk kanë kryer obligimet

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 12:43
Prishtina, Llapi dhe Feronikeli në disiplinë, nuk kanë kryer obligimet

Prishtina, Feronikeli dhe Llapi janë tre skuadrat e Superligës të cilat po përcillen nga Komisioni Disiplinor për shkak të mos kryerjes së obligimeve ndaj ish-futbollistëve.

Në raportin e publikuar sot nga FFK ku janë treguar vendimet e marra nga Komisioni Disiplinor, gjithashtu tregohet se ky komision do të merret edhe me rastet e mos kryerjes së obligimeve ndaj disa futbollistëve të ankuar.

Ahmed Haliti, Arbër Prekazi, Mevlan Zeka dhe Albutrint Morina janë futbollistët të cilët nuk janë paguar me rregull nga skuadrat dhe tashmë me rastin e tyre dhe kontratave që kanë do të merret Komisioni Disiplinor.

Shkrimi në njoftimin e FFK-së:

Komisioni Disiplinor  i shkallës së parë për mos respektim  të kontratave nga ana e klubeve të futbollit në përmbushje të detyrimeve (obligimeve ndaj lojtarëve) hap procedurat  disiplinore ndaj;

KF FERONIKELI  për  lojtarin Arbër Prekazi, kërkesa  numër 711/1 e datës 20.11.2020 ; kontrata  me numër  të protokollit 135 e datës 16.07.2019. (e nënshkruar nga Naser Rama dhe  Arbër Prekazi )

KF FERONIKELI  për lojtarin  Mevlan Zeka ; kërkesa numër  710/1  e datës  11.2020 (kontrata  me numër të protokollit  148 e datës 16.07.2020 ; (e nënshkruar nga  Naser Rama dhe Mevlan Zeka)

KF LLAPI  1932; për lojtarin  Albutrint Morina, kërkesa  numër 709/1 e datës  11.2020; Akt – marrëveshja  e datës 28.07.2020 dhe regjistruar në FFK me numër të protokollit 783 e datës 29.01.2020  (e nënshkruar me datë 28.07.2020 nga të dy palët; Tahir  Batatina dhe  Albutrint  Morina)

FC PRISHTINA  për lojtarin  Ahmet Haliti, kërkesa numër 714/1 e datës 24.11.2020; kontrata  me numër të protokollit 518/19 e datës 13.06.2019 (protokolli i klubit; numër  75 datë 07.06.2019  e nënshkruar nga  Sokol Krasniqi  dhe Ahmet  Haliti).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat