Batatina kryqëzon Januzin për penalltinë

Futboll

Batatina kryqëzon Januzin për penalltinë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:07
Batatina kryqëzon Januzin për penalltinë

Llapi humbi përsëri, kësaj here ata u mposhtën në “Zahir Pajaziti” nga Prishtina.

2 gola i mjaftuan skuadrës së Prishtinës që të merrte tre pikë në Podujevë, teksa Llapi humbi shumë raste të mira e madje edhe një penallti.

Pas ndeshjes një deklaratë për medie e dha edhe trajneri, Tahir Batatina.

“Unë mendoj që ishte një ndeshje e vështirë për ne, por pjesa e parë ishte totalisht e jona”

“Normal që kur gabon në penallti edhe e humbet ndeshjen, pranuam dy gola të lehtë që nuk duhet të pranohen”

“Në çdo aspekt Llapi ka qenë më kërkuese, më dominuese ne patëm rastet më të mira, por nuk arritëm të shënojmë ndërsa Prishtina realizoi me gjysëm raste”

“Kur nuk shënon si Ahmed Januzi në minutën e 12-të, atëher edhe mund ta humbasësh ndeshjen, nëse luajmë kështu si në pjesën e parë nuk do të thotë që sdo rikthehemi të marrim pikë”- përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat