Shtëpia e ëndrrave e Bastian Schweinsteiger dhe tenistës serbe

Futboll

Shtëpia e ëndrrave e Bastian Schweinsteiger dhe tenistës serbe

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:21
Ana Ivaniviç dhe Schweinsteiger

Tenistja e famshme serbe Ana Ivaniviç dhe bashkëshorti i saj, Bastian Schweinstiger kanë vendosur së  fundmi të jetojnë në Austri. Çifti i famshëm i sportistëve vendosi që ta rrisi djalin e vetëm, në një qytezë të vogël të quajtur Vastendorf në Alpet e Austrisë.

Deri më tani, ish-ylli i futbollit gjerman dhe tenistja e famshme kanë jetuar në Majorka në Spanjë dhe më pas në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bastian ka përfunduar karrierën e tij dhe ka vendosur t’i dedikohet vetes dhe familjes.

Ana dhe Bastian blen një pronë në Alpet austriake dy vite më parë dhe aty po ndërtojnë një vilë, për të cilën kanë shpenzuar 3.5 milionë euro dhe që do të jetë gati në fund të vitit.

Image

“Do të jemi në shtëpinë e re për Krishtlindje, më 25 dhjetor, një datë që përkon edhe me fillimin e sezonit të skive. Pjesa më e madhe ka përfunduar, tashmë kane mbetur disa gjëra për ta kompletuar nga brenda,”- deklaron çifti.

Vila është e rrethuar nga një mur të lartë, kështu që paparacët dhe kuriozët mund të shohin vetëm pjesën e çatisë dhe një pjesë të oborrit.

Image

Sipas mediave austriake, çdo gjë në shtëpinë e çiftit të sportistëve është luks, në atë ndërtim prej 400 metrave katror, në oborrin e saj ka një pishinë, një fushë futbolli dhe pa dyshim një fushë tenisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat