Probleme për Muriqin

Futboll

Probleme për Muriqin

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:05
Probleme për Muriqin

Vedat Muriqi ka luajtur rreth 10 minuta në fitoren e djeshme të Lazios (3:1) kundër Zenit Shën Petersburgut në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti i Kosovës kishte një rast të mirë shënimi, por as dje (e marte) nuk arriti ta shënojë golin e tij të parë me fanellën e skuadrës romake.

Në përfundim të ndeshjes, sulmuesi prizrenas ka pësuar një lëndim.

Mediumi italian “Il Messaggero” raporton se Muriqi ka pasur një tërheqje muskulore dhe sonte do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Si pasojë e këtij lëndimi, Muriqi mungoi në stërvitjen e sotme të Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat