​I preferuari i tifozëve të Arsenalit ëndërron të rikthehet në “Emirates”

Futboll

​I preferuari i tifozëve të Arsenalit ëndërron të rikthehet në “Emirates”

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:06
Ilustrim

Jack Wilshere ka deklaruar se ai është ende shumë i lidhur me Arsenali dhe se një rikthim në “Emirates Stadium” në të ardhmen do të ishte një ëndërr e realizuar.

Wilshere i kaloi dhjetë vite me skuadrën e Arsenalit që kur nënshkroi kontratën e parë profesionale në vitin 2008 duke i bërë 198 paraqitje për klubin në të gjitha garat.

Gjatë kësaj periudhe, Wilshere kontribuoi me 14 gola dhe 30 asiste, por ishin lëndimet e shpeshta ato të cilat nuk e lejuan që ta mbante formën optimale.

“Dëgjoni, kurrë nuk i dihet. Unë jam një njeri i lidhur me Arsenalin. Për momentin nuk ka asgjë. Nuk kam folur me askënd në lidhje me këtë, por kjo do të ishte një ëndërr e realizuar.”

“Kjo edhe mund të mos ndodh fare, por, siç e thash, unë jam shumë i lidhur me Arsenali dhe dua që ta shoh klubin në më të mirën e mundshme.”, deklaroi ish-reprezentuesi i Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat