Vdes Diego Armando Maradona

Futboll

Vdes Diego Armando Maradona

Nga: K.Goca Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:48
Vdes Diego Armando Maradona

Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona, ka vdekur në moshën 60 - vjeçare, konfirmon avokati dhe agjenti i tij i vjetër Matias Morla.

Ai pësoi një arrest kardiorespirator në shtëpinë në Tigre, ku ishte vendosur pas operacionit në kokë, ka shkruar gazeta "Clarin".

Mediat argjentinase kanë raportuar se legjenda e futbollit Diego Armando Maradona ka vdekur.

Gazetat argjentinase “Clarin” dhe “Ole” shkruajnë se fituesi i Kampionatit Botëror pësoi një arrest kardio-frymëmarrje të mërkurën në mëngjes me kohën lokale në qytetin Tigre.

Image

Ja shkrimi në Argjentinë

Maradona kohët e fundit ka bërë një operacion për të hequr një mpiksje gjaku nga truri i tij.Image

Gazeta nga Argjentina

Pas operacionit tru, ai e kishte personelin mjekësor në shtëpinë e tij për të mbajtur atë nën vëzhgim, por pa sukses.

“Lamtumirë Diego. Do të jesh i përjetshëm në çdo zemër të planetit të futbollit”, ka shkruar Federata argjentinase e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat