UEFA do ta nderojë Diego Maradonën para ndeshjeve

Futboll

UEFA do ta nderojë Diego Maradonën para ndeshjeve

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 18:15
UEFA do ta nderojë Diego Maradonën para ndeshjeve

Bota e futbollit është në zi. Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë.

Në moshën 60-vjeçare, legjenda e futbollit argjentinas ka vdekur. Disa ditë pasi festoi 60 vjetorin e lindjes, Maradona vdiq.

Tashmë mediat kanë mësuar edhe arsyen e vdekjes së legjendës argjentinase.

Pas një operimi në kokë, Maradona pati një sulm në zemër të cilin nuk arriti ta përballojë.

Nga ana tjetër, sonte do të zhvillohen disa ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Në nder të jetës dhe karrierës së Maradonës, UEFA ka vendosur që të mbajë një minutë heshtje para ndeshjeve të sontme.

Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari i mirënjohur italian, Tacredi Palmeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat