Tronditet bota e futbollit, ndahet nga jeta legjenda argjentinase Maradona

Futboll

Tronditet bota e futbollit, ndahet nga jeta legjenda argjentinase Maradona

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 21:28
Diego Armando Maradona

Tronditet bota e futbollit, pasi mediat argjentinase kanë raportuar pak më parë se legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta pasditen e sotme.

Vetëm pak ditë pasi festoi 60-vjetorin, “El Pide D’oro” pësoi një arrest kardiak pasditen e sotme në shtëpinë e tij në San Andres, lagje në periferi të Buenos Aires, ku edhe ishte vendosur prej disa ditësh.

Në shtëpi bashkë me Maradonën ndodhej edhe vajza e tij, Giannina, ndërsa mediat raportojnë se prej disa minutash ndodhen të paktën 6 ambulanca para shtëpisë së legjendës argjentinase të futbollit.

Kujtojmë që më 30 tetor Maradona festoi 60-vjetorin, ndërsa vetëm pak ditë më vonë iu nënshtrua një operacioni në tru, për të eliminuar një mpiksje gjaku dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale ishte vendosur në rezidencën ku edhe dha shpirt pasditen e sotme.

Image

Diego Armando Maradona arriti të shpallet kampion bote me Argjentinën në vitin 1986, ndërsa në karrierën me klube, shkëlqeu me fanellën e italianëve të Napolit, ku fitoi dy tituj kampionë, një Kupë Italie, një Kupë UEFA dhe një Superkupë Italie.

Argjentina njofton tre ditë zie

Qeveria e Argjentinës ka vendosur zyrtarisht për mbajtjen e një zie kombëtare tre ditore, në nderim të ndarjes nga jeta të futbollistit ikonë të vendit, Diego Armando Maradona.

Një minutë heshtje në ndeshjet e Champions dhe Europa LeagueUEFA ka vendosur që në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve sonte dhe atyre të Europa leagues nesër në mbrëmje, të mbahet një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit, Maradona.

Ish presidenti i Napolit: Ka vetëm dhimbje të madhe

“ka vetëm dhimbje të madhe për mua dhe të gjithë napolitanët. Maradona nuk ishte thjesht një futbollist, por ka përfaqësuar shpirtin napolitan për vite të tëra”, u shpreh Corrado Ferlaino, ish presidenti i Napolit, kur maradona vishte fanellën e klubit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat