E pagëzoi djalin në emrin e Maradonës, Ismet Munishi në zi pas vdekjes se tij

Futboll

E pagëzoi djalin në emrin e Maradonës, Ismet Munishi në zi pas vdekjes se tij

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 22:14
Diego Maradona

E pagëzoi djalin në emrin e Maradonës, Ismet Munishi në zi pas vdekjes se tij

Trajneri i KF Ballkanit, Ismet Munishi ka ardhur me një homazh të veçantë për Diego Maradonën

Trajneri i Ballkanit, aq shumë ka qenë një fans i Maradonës saqë ka pagëzuar edhe djalin e tij me emrin e legjendës së futbollit modern.

“Lamtumirë  Mbret ? Sa e dashte futbollin , tregon pasioni që pate për lojën. Sa e dashte topin, tregon se ti nuk dite të jetosh pa topin  e njerëzit të keqpërdoren. Sa te dashta unë idolli im të tregon emri i birit tim. Se kush ishe ti për popullin tënd na tregon Argjentina këto dite kur të jep lamtumiren ty. Lamtumirë Diego Armando Maradona! Lamtumire pjesa më e mirë e fëmirisë dhe rinisë sime. Lamtumirë më i madhi i më të mëdhenjve i të gjitha kohërave”, ka shkruar ai.

Diego Maradona vdiq sot si pasojë e një arresti kardiorespiratorë në moshën 60 vjeçare në shtëpinë e tij në Tigres në Buenos Aires.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat