Vaj e lot kudo, o Zot!

Futboll

Vaj e lot kudo, o Zot!

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 23:05
Vaj e lot kudo, o Zot!

Vaj e lot kudo, o Zot!! Trishtim në rrugët e qyteteve argjentinase për vdekjen e Maradonës, ja si përjetohet ndarja nga jeta e idhullit të tyre

Ka trishtim në rrugët e Argjentinës për idhullin e tyre Diego Armando Maradona.

Qytetarët argjentinas nuk e kanë pritur aspak mirë këtë lajm ku mediat vendase raportojnë foto të njerëzve në rrugë që janë të përlotur për ndarjen nga jeta të ish-kampionit të madh të futbollit botëror.

Image

Qeveria e Argjentinës ka njoftuar se do të mbajë tre ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona. Lajmi u bë i ditur nga institucionet qeveritare argjentinase, vetëm pak minuta pas lajmit të vdekjes së “El Pibe D’oro”.

Image

Ndërkohë në zi është edhe qyteti italian i Napolit, pasi pikërisht me klubin me të njëjtin emër, Maradona ka shkruar historinë në periudhën 1984-1991, kur ka fituar edhe dy tituj kampionë në Itali.

Image

Qirinj të shumtë janë ndezur pranë stadiumit “San Paolo”, përpara murales së Maradonës, ndërsa së fundi presidenti De Laurentiis ka propozuar që emri i legjendës argjentinase të vihet edhe në impiantin sportive të Napolit.

Image

Vaj e lot kudo në Argjentinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat