Liverpool 0-2 Atalanta, notat e Gjimshitit dhe të tjerëve

Futboll

Liverpool 0-2 Atalanta, notat e Gjimshitit dhe të tjerëve

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 00:30
Foto

Atalanta ka fituar në udhëtim te Liverpooli me rezultat 2-0 në ndeshjen e katërt të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Reds janë mposhtur në shtëpi nga klubi italian dhe kjo ka bërë që gara në Grupin D të mbetet ende e hapur.]

Golat në këtë fitore të klubit italian u shënuan nga Josip Ilicic (60’) dhe Robin Gosens (64’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi mysafir Cristian Romero, i cili u vlerësua me notë 8.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin vendas, Divock Origi që u notua me 5.8.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje superiore duke u notuar me 7.8.

Liverpool:

Image

Atalanta:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat