Argjentina përgatitet për lamtumirën e të madhit Maradona

Futboll

Argjentina përgatitet për lamtumirën e të madhit Maradona

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:50
Foto AFP

Zyrtarët bëjnë përgatitjet për ceremoninë e varrimit të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës. 
Qeveria argjentinase vlerëson se deri në një milion njerëz do të dëshirojnë t'i bëjnë respektin e tyre futbollistit legjendar të ndjerë.

Pamje e një altari të improvizuar të ngritur nga tifozët e Argentinos Juniors, ku Diego Maradona filloi karrierën e tij.

Vdekja e Diego Armando Maradonës në moshën 60 - vjeçare tronditi gjithë botën, veçanërisht në Argjentinë, ku përgatitjet po marrin formë për atë që pritet të jetë një lamtumirë e madhe dhe emocionale me futbollistin legjendar të ndjerë.

Një milion njerëz pritet të drejtohen në qendër të Buenos Aires gjatë dy ditëve të ardhshme, sipas vlerësimeve nga zyrtarët qeveritarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat