​Braga-Leicester City, analizë dhe formacionet e mundshme

Futboll

​Braga-Leicester City, analizë dhe formacionet e mundshme

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 16:52
Foto Ilustrim

Leicester City udhëton drejt Bragas për ndeshjen në kuadër të Ligës së Evropës, duke shpresuar ta regjistrojnë fitoren e katërt radhazi në garën evropiane, për të parën herë në histori të klubit.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:55 në stadiumin “Braga Municipal” në Portugali, në kuadër të Grupit G të Ligës Evropa.

Skuadra angleze gjendet në krye të tabelës me nëntë pikë të tubuara nga tre ndeshje të luajtura gjithsej, kurse Braga gjenden në pozitën e dytë me tre pikë më pak se Leicester, me dy fitore të regjistruara dhe një humbje.

Të dy skuadrat pritet të paraqiten me formacionet më të mira të mundshme në dispozicion:

Braga (4-5-1): Matheus; Esgaio, Viana, Silva, Sequeira; Medeiros, Musrati, Castro, Horta, Galeno; Paulinho

Leicester City (3-4-3): Schmeichel; Forfana, Evans, Fuchs; Albrighton, Praet, Choudhury, Thomas; Under, Maddison, Iheanacho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat