Festoi si Ronaldo pasi shënoi gol të bukur ndaj Juventusit, Myrto Uzuni zbulon bisedën që kishte me yllin portugez

Futboll

Festoi si Ronaldo pasi shënoi gol të bukur ndaj Juventusit, Myrto Uzuni zbulon bisedën që kishte me yllin portugez

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:39
Cristiano Ronaldo dhe Myrto Uzuni

Goli kundër Juventusit dhe festimi “Siiiu” i Myrto Uzunit bëri bujë të madhe nëpër të gjitha mediumet botërore.

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e parë të sfidës duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, por prapë se prapë italianët u rikthyen dhe morën të tri pikët nga kjo ndeshje.

Uzuni tregon për “PanoramaSport” se ka pasur bisedë me Ronaldon edhe pas mbylljes së pjesës së parë, por edhe pas përfundimit të ndeshjes kur dhe shkëmbyen fanellat.

“Ronaldon e falënderova që shkëmbeu fanellën me mua, teksa nuk munda të rrijë pa i thënë as se është lojtari më i mirë në botë, ai më tha të vazhdoj të punoj dhe më falenderoi” – u shpreh Uzuni.

I pyetur se a i tha diçka portugezi që festoi si ai, Uzuni tha se jo, por që i buzëqeshi në mes pjesëve duke i drejtuar gishtin.

“Nuk më tha asgjë në fund të ndeshjes për këtë temë, mirëpo në pushimin mes pjesëve më tha, Festimi Siuu dhe më drejtoi gishtin duke buzëqeshur”, përfundoi Uzuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat